Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçak shpreson për dakordim të Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes

Gazeta10
09 March 2023 - 17:42

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit, me kryeministrin Kurti, ka thënë se tashmë palët e dialogut Kosovë-Serbi janë pajtuar mbi planin evropian dhe se ka mbetur vetëm që të pajtohen edhe mbi planin e implementimit.

‘Siç e dini, takimi I 27 shkurtit ka qenë një sukses. Të dy liderët, edhe Kurti edhe Vuciq janë pajtuar se nuk ka nevojë që marrëveshja të diskutohet. Ajo është publikuar tashmë, mirëpo nëse duam që ajo të bëhet ligjërisht e detyrueshme, pratitë duhet të pajtohen edhe në planin e implementimit. Pra, duhet t’ dimë cilët janë hapat e mëtuetjeshëm. Për këtë edhe jam në Prishtinë, që ta diskutoj planin e implementimit me kryeminisstrin Kurti”, tha Lajçak para gazetarëve pas takimit me kryeministrin, Kurti. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.