Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Heqja e vizave do ta nxisë Kurtin të mos e bëjë Asociacionin

Gazeta10
09 March 2023 - 22:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se miratimi i sotëm i lëvizjes pa viza për Kosovën nga Këshilli i Bashkimit Evropian do ta inkurajojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar mospërmbushjen e obligimeve nga dialogu.

Vuçiqi tha se bazuar në deklaratat e sotme nga Prishtina, ku përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak filloi vizitën e tij dyditore, ai “e sheh se pothuajse nuk është bërë ndonjë përparim” dhe se është “pothuajse i sigurt se Kurti është i vendosur” të mos e formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Dhe se e ka të lehtë ta bëjë këtë, tregon edhe vendimi i sotëm (i Këshillit të BE-së) për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët” e Kosovës. Nuk kemi asgjë kundër kësaj, por momenti në të cilin kjo ndodhë tregon se po e inkurajon Kurtin që të vazhdojë me politikë të mospërmbushjes së obligimeve të veta”, tha Vuçiq për televizionin serb “Happy”, transmeton Gazeta10.

Ai tha se Lajçaku do të shkojë në Beograd të hënën dhe do të qëndrojë deri të mërkurën dhe shtoi se “do të kalojnë dy ditë me të në përpjekje për të gjetur një lloj rruge përpara për normalizimin e marrëdhënieve”.

Sipas tij, Kurtit tanimë nuk i intereson asgjë sepse ai fitoi tani lëvizjen e lirë pa viza dhe do të hyjë edhe në Këshillin e Evropës.

“Kurti do ta shohë shpëtimin vetëm në sulmet ndaj serbëve dhe në provokime, ai do të vazhdojë rrëfimin se nuk mund të ketë AKS pa njohje (të Kosovës nga Beogradi). Por atij nuk i intereson, ai e fitoi regjimin pa viza, ai do të hyjë edhe në Këshillin e Evropës”, ​​tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.