
Avokati Kujtim Kerveshi ka reaguar në lidhje me akuzat që kryetari i Shtërpcës i ka thënë në drejtim të ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj.
Sipas tij nuk ka asnjë dëshmi që ushtari të ketë shtënë në drejtim të të plagosurëve serb, raporton Gazeta10.
Kerveshi ka thënë se Jevtic nuk ka kompentencë profesionale të paragjykoj për këtë rast e aq më pak t’i jap kontest etnik kësaj ngjarje.
“E ftojmë z. Jevtic të distancohet nga kjo gjuhë toksike dhe të kërkoj falje publike, në rast të kundërt, shihemi në gjykatë!”./Gazeta10
