
Gjatë kësaj fundjave zhvillohet xhiroja e 25-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës, ku në program janë disa ndeshje derbi.
Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, aty ku do të përballen dy rivalët e vjetër të basketbollit kosovar, Prishtina dhe Trepça.
Prishtina në këtë ballafaqim do të synojë fitoren për të përforcuar edhe më shumë pozitën e liderit në tabelë, ndërsa Trepça me një fitore do t’i afrohej edhe më shumë kreut të tabelës.
Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli e pret në shtëpi skuadrën e Ponte Prizrenit.
Ylli kërkon fitoren pas dy humbjeve radhazi, ku përballë do të ketë skuadrën prizrenase që synon plasmanin në fazën e “Play-Offit”.
Peja gjatë kësaj fundjave e pret në shtëpi skuadrën e Vëllaznimit.
“Verdhezinjët” janë favorit në letër kundër skaudrës gjakovare, e cila nuk din për fitore që nga xhiro e 20.
Bashkimi në këtë raund do të jetë mysafir i skuadrës që tashmë ka rënë në Ligën e Parë, Rahovecit.
Bashkimi në këtë ballafaqim do të mundohet që të arrijë fitoren e dytë radhazi në elitën e basketbollit kosovar.