
Robert Lewandowski po kalon në formë mjaft të mirë në edicionin e tij të parë me Barcelonën.
Sulmuesi polak është golashënuesi më i mirë e ekipit katalan këtë sezon dhe top golashënues në La Liga.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Barça Magazine”, 34-vjeçari ka folur për periudhën e tij te Barcelona dhe se kur do të pensionohet nga futbolli.
“Nuk e di edhe sa vite do të luaj për Barcelona. Mendoj se mund të luaj edhe disa vite në nivele të larta të futbollit, por saktësisht nuk e di. Shpresoj se do të qëndroj te Barcelona për shumë vite. Tani po e kuptoj kuptimin e fjalisë ‘Më shumë se një klub’ “, deklaroi Lewandowski.