Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pubikohet kënga “Duje” që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 (VIDEO)

Gazeta10
10 March 2023 - 10:34

Është publikuar videoklipi i këngës “Duje” me të cilën Shqipëria do të prezantohet në “Eurovisionin”e këtij viti, raporton Gazeta10.

Këngëtarja Albina dhe familja Kelmendi të cilët do të  performojnë në skenën e festivalit të sivjetshëm që do të  mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe, kanë sjellë në mënyrë vizuale në videoklip tekstin e këngës “Duje”.

Eurovisioni si çdo vit, edhe këtë vit mbahet në muajin maj. Më 9 dhe 11 maj mbahen semi-finalet ndërkaq më 13 maj është finalja.

Ukraina  si dhe vendet  tjera Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë parakualifikuar për finalen e madhe më 13 maj 2023. Pjesa tjetër e vendeve janë ndarë në një nga dy gjysmëfinalet.

Vitin e kaluar “Eurovisionin” e ka fituar Ukraina mirëpo për shkak të luftës që po vazhdon atje, është vendosur që festivali i i këtij viti të mbahet në Britani të Madhe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.