Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak vazhdon takimet, po qëndron në selinë e AAK-së

Gazeta10
10 March 2023 - 12:15

Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pritur nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim, mediat fillimisht janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë deklarim për media.

Kujtojmë, që AAK-ja i ka dhënë përkrahje propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçaku një ditë më parë është takuar edhe me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.