
Biznesmeni Burim Piraj ka sulmuar mediat në rrjetin e tij social për kinse mos raportimin e lajmeve të mira për Shqipërinë e Kosovën dhe që po anojnë më shumë nga Serbia.
Duke shpërndarë një foto me mbishkrimin se janë rritur shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, ai ka thënë se po “të ishte në vend të fjalës Shqipëria, shprehja Serbia, krejt mediat e Kosovës do të raportonin”.
“‘Të kishte qenë në vend të “Shqipërisë” “serbia” në këtë lajm! Krejt media e Kosovës e kishin qit! Njëri një ditë shkroi: “T’i kish pas Ukraina mediat e Kosovës, moti e kishte humbur luftën” ka shkruar ai.
Kjo ka irrituar disa gazetarë të cilët nuk janë pajtuar me këtë qëndrim duke ia kujtuar se “nëse ka një biznesmen që është mbuluar më shumti në media për deklaratat e tij dhe qëndrimët është pikërisht biznesmeni Piraj dhe jo dikush tjetër”.
Njëri nga gazetarët është Besnik Batusha i cili ka shkruar në Facebook për këtë qasje jo të duhur në raport me mediat.
Ai është udhëheqës i fushatës Besa Besa që bën thirrje për bojkotimin e produkteve të Serbisë në Kosovë./Gazeta10
