Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri arreston 4 çekë 

Gazeta10
21 August 2022 - 14:40

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri gjatë ditës së sotme ka arrestuar katër çekë në Poliçan. 

Sipas ministrisë, ata po filmonin në afërsi të tuneleve në Uzinën e Poliçanit, transmeton Gazeta10. 

Të arrestuarit janë dy burra dhe dy gra, të cilët janë kapur në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit. 

Njoftimi i plotë i ministrisë: 

Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.