Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes personi i cili goditet nga vetura në lagjen Veternik (FOTO)

Gazeta10
10 March 2023 - 15:20

Një person ka vdekur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj pasi është goditur nga një veturë ditën e sotme.

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Sipas saj viktima pasi është goditur nga vetura nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 14:30  kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.