Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq: Trajkoviq kaloi nga zëdhënëse e Kurtit, në të NATO-s 

Gazeta10
21 August 2022 - 14:52

Petar Petkoviq – Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka quajtur Rada Trajkoviqin, zëdhënëse të NATO-s. 

Ai në Twitter, shkroi se nuk është e habitshme që Trajkoviq po luan rolin e zëdhenëses së NATO-s, transmeton Gazeta10. 

“Kjo nuk është për t’u habitur, tani ka kaluar nga mbështetja për Albin Kurtin në atë të NATO-s. Vetëm se ajo kurrë nuk ka qenë në anën e serbëve dhe të Serbisë. Dhe kur ROSU-ja pushton veriun, nuk e shqetëson”, ka shkruar ai.  

Ky reagim i Petkoviq është pasi që Trajkoviq shkroi në Twitter se  është në mandatin e KFOR-it edhe heqja e barrikadave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.