Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

PD rrezikon zgjedhjet e 14 majit, dokumentacioni plotësues duhet të mbajë firmën e Lulzim Bashës

Gazeta10
10 March 2023 - 17:14

Partia Demokratike nuk është regjistruar dot ende si pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Dokumentacioni i dorëzuar është i paplotë ku mungon deklarata e kryetarit të partisë me angazhimin për mosblerjen e votave. Kjo deklaratë njihet si përgjegjësi e kryetarit të partisë dhe ndaj detyrmisht duhet plotësuar vetëm nga ai.

Por nga mbledhja e një dite më parë ku u shqyrtua pikërisht regjistrimi i partive, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ligji njeh aktualisht si kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Bashën, pasi ende rezulton i regjistruar në gjykatën e Tiranës si i tillë.

Dokumenti që mungon parashikohet në nenin 64 të Kodit Zgjedhor ku thuhet se deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkuruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet, shkruan RTSH, përcjell Gazeta10.

Dokumenti në fakt është dorëzuar në KQZ, por mban firmën e Enkelejd Alibeajt  ndaj dhe KQZ ka kërkuar plotësim të dokumentacionit me një afat kohor prej 48 orësh.

Lulzim Basha si drejtues ligjor i PD-së dhe posedues i të drejtës së firmës duhet patjetër të dorëzojë dokumentacionin e plotësuar dhe të firmosur prej tij.

Partia Demokratike po rrezikon kështu që të mos regjitrohet si pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 14 majit.

KQZ shprehet se nëse dokumentacioni nuk do të plotësohet në kohë, PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet vendore.

Sakaq afati për plotësimin e dokumentacionit është 48 orë që nga marrja e vendimit, pra ditën e shtunë në orën e mesditës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.