Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Ikja e Mjekëve”, shënohet numër rekord në 2 muaj (Video)

Gazeta10
10 March 2023 - 19:18

Kosova në vitet e ardhshme rrezikon të mbetët pa mjekë e infermierë. Në muajt e parë të vitit 2023, 46 mjekë kanë lëshuar vendin e punës duke u larguar nga Kosova. Disa opozitarë e krahasojnë ikjen me kohën e okupimit të Serbisë ndërsa shteti enda pa strategji si t’a ndaloj këtë fenomen. 

Raporti:Arbenita Ilazi

Numri i mjekëve e punëtorëve shëndetësorë që largohen nga Kosova sa vjen e rritet.

Me këtë ritëm, parashikmet për të ardhmen janë të errëta.

Vetëm për tre muajt e parë të vitit 2023, 46 mjekë dhe punëtorë e shëndetësorë kanë lëshuar vendin e punës.

Kjo është bërë e ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Ju njoftojmë se gjatë muajit Janar dhe Shkurt 2023, në Odën e Mjekëve janë lëshuar 46 certifikata për të kaluarën e pastërtisë etiko-profesionale”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kjo situatë po cilësohet alarmante edhe nga Komisioni për Shëndetësi.

Shemsedin Dreshaj, anëtar i këtij Komisioni për situatën aktuale thotë se Kosova është në rrëzik të mbesë pa staf shëndetësorë sikurse gjatë viteve të okupimit serb.

Ndërsa Bujar Vitija, gazetar i shëndetësisë thotë se për vitet e ardhshme, Kosova rrezikon të mbetet pa profesionist shëndetësorë, e gjitha kjo sipas tij,  për shkak të kushteve të dobëta në Kosovës.

Pervec ikjes se mjekëve jasht vendit, shëndetësia në Kosovë po përballet edhe me ikjen e mjekëve nga institucionet publike në ato private

Kanal10 ka adresuar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Deri më tani, ministria dhe qeveria nuk kanë dal me ndonjë plan se si do ta adresojnë këtë sfidë të vështirë për të ardhmen e vendit. Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.