Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq provokon para takimit në Ohër, shfaqet para hartës me Kosovën brenda Serbisë

Gazeta10
11 March 2023 - 13:35

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtje të atmosferës së mirë në prag të takimit të 18 marsit në Ohër ku edhe ka pritje për arritjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi.

Megjithatë presidenti serb, Aleksander Vuçiq nuk i ndal provokimet. Pas deklarimeve se nuk e lejon Kosovën në OKB në kundërshtim me Nenin 4 të propozimit franko-gjerman, ai sot është shfaqur në një tubim me qytetarë serbë me një hartë prapa shpinës së tij ku Kosova është paraqitur si pjesë e Serbisë.

Në këtë tubim kreu i shtetit serb ka folur për atë se si nuk do të dorëzohet dhe se si s’do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës, Raprton Express, përcjell Gazeta10.

Këto deklarime dhe veprime të presidentit serb vijnë një javë para takimit të Ohrit ku edhe do të diskutohet për Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.