
Një grua ka raportuar në policisë së në vazhdimësi është kanosur dhe keqtrajtuar psiqikisht nga burri i saj dhe vjehrri në Prishtinë.
Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 11.03.2023-10:50 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur si dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është cilësuar si “dhunë në familje”./Gazeta10