Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

A do ta njoh Serbia- Kosovën? Ja çfarë thotë Miroslav Lajçak

Gazeta10
01 December 2022 - 21:41

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë në ”Politiko”  është deklaruar lidhur me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

I pyetur nga moderatori se a do të ketë njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë në fund të procesit, Lajçak ka thënë se ky nuk është roli i tij në këtë proces.

“Gjithçka varet nga vullneti dhe angazhimi i dy palëve. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata të marrin vendimin më të mirë të mundshëm dhe çfarëdo që të them, si dëshirën time do të komentohet gjerësisht. Dhe ky nuk është roli im. Roli im si lehtësues është që të sigurohemi të kemi një marrëveshje e cila do të jetë e kënaqshme e cila i bën të dyja palët të lumtura dhe që në fund ju ndihmon të ecni përpara në trajektoren tuaj evropiane.”, ka deklaruar Lajçak për Kanal10.

Tutje, Lajçak ka thënë se ai është çdo herë në koordinim me SHBA, Britaninë e Bashkuar dhe shtete të BE-së sa i përket dialogut Kosovë-Serbi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.