I pyetur për raportin e LDK-së me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri ka thënë se raportet e tyre përgjatë viteve nuk kanë ndryshuar.
Ai ka thënë se e sheh Vjosa Osmanin edhe për një mandat të dytë në Presidencë, por megjithatë Haziri e ka lënë të hapur mundësinë që ajo të ketë mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Unë nuk kam pa as ma shumë as më pak që kemi qenë para një muajve, para dy vjetve. LDK-ja është në të njëjtat pozicione. Unë e shoh Vjosa Osmanin tu e pa mandatin e saj të dytë. Nuk mundet me u ba kerkush president pa kalu kah zyrat e LDK-së”, ka thënë ai në “Politiko”.
Tutje, Haziri ka sqaruar se e kanë refuzuar një takim të mëhershëm me Osmanin në prani të Kurtit, ngaqë siç tha ai, LDK e ka bërë të qartë që nuk e takohet me ndërmjetësues.
“Ne e shohim rolin e saj në Presidencë mbi palët. Ne nuk pranu asnjëherë me taku në prani të kryeministrit. Në kërkesë politike e kemi bërë të qartë që nuk e takojmë me ndërmjetësues”, ka thënë Haziri. /Gazeta10/