
Ish-presidentin amerikan, Bill Clinton nga Tirana dje përçoi një mesazh për krerët e shtetit të Kosovës për shtensionim të situatës në veri, duke thënë ndaleni atë marrëzi.
Në sondazhin e hapur në emisionin e mëngjesit me Arben Ahmetin në Kanal10, me pyetjen A duhet dëgjuar Bill Clinton?! Përmes telefonatave 85% e qytetarëve thanë se duhet dëgjuar Clinton kurse 15% të tjerë mendojnë se nuk duhet degjuar.
I ngjashëm ishte edhe rezultati online në Youtube, ku 80% e qytetarëve votuan për opsionin Po (duhet dëgjuar Bill Clinton) kurse 20% për opsionin Jo (nuk duhet dëgjuar Bill Clinton)
Kujtojmë se në ceremoninë madhështore në pritje të Clinton në Tiranë munguan krerët e shtetit të Kosovës.
Clinton në fjalimin e tij përmendi ndodhi me kosovarët dhe dërgoi një mesazh për situatën e krijuar në katër komunat veriore duke e quajtur marrëzi vendosjen e kryetarëve shqiptarë nëpër këto komuna.
“Kosovarët i krijuan ato katër qytete në të mirë të serbëve, për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tash kanë bërë një gabim. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë, të përpiqen të përfitojnë nga momenti për ta paraqitur argumentin e tyre. Por, gjëja e vërtetë që duhet bërë është të ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ka njerëz që jetojnë atje, kanë nevojë të kenë qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet të votoni gjithmonë” tha Clinton./Gazeta10
