Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

A duhet të themelohet Asociacioni? – Joseph shpalos “çelësin” për Kosovën

Gazeta10
20 December 2024 - 22:11

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka sqaruar në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, se si duhet të veprojë Kosova me çështjen e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Joseph ka theksuar se Kosova nuk duhet të varet dhe se asnjëherë nuk duhet të kërkojë diçka nga Serbia.

“E ardhmja juaj është në NATO dhe Bashkimin Evropian. Çelësi është, dhe po të isha kryeministër, do ta bëja këtë. Do të shkoja tek vendet e Kuintit dhe do t’u thosha atyre: E dini çfarë? Unë jam gati ta jap këtë statut. Unë jam gati, sepse kjo është punë e mirë që keni bërë dhe ne duam ta japim këtë statut. Ne nuk duam më që ju të shkoni të diskutoni me Beogradin. Ne nuk e duam atë. Ne duam të kontrollojmë fatin tone”, ka thënë Joseph në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare ka theksuar se Kosova duhet ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, por duke u koordinuar me ndërkombëtarët.

“Kështu që unë do ta marr këtë statut dhe do t’ia jap Gjykatës tonë Kushtetuese, e cila është pjesë e sistemit tonë sovran,do t’ia jap, por dua t’ju pyes juve, Shtetet e Bashkuara. Dua t’ju pyes Francën, Gjermaninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar. Unë dua t’ju pyes, pasi ta jap këtë, çfarë do të ndodhë me të ardhmen tonë në NATO, sepse ky është çelësi për sigurinë tone”, ka thënë Joseph. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.