
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të marrë nesër epolig në Strasbourg.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur optimiste për anëtaërimin e Kosovës në KiE.
Në emsionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10, ministrja Gërvalla thotë se nuk kanë lënë deputetë të Këshillit të Evropës pa takuar për t’i siguruar votat për anëtaërim në KiE, raporton gazeta10.
“Jam shumë optimiste se nesër do të marrim lajme të mira”, ka thënë Gërvalla.
Ajo është sfiduar me pyetje nga gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku nëse Kosova është përgatitur për ndonjë skenar negativ rreth anëtarësimit në Këshillin Evropian.
“Gjithçka që do të bëjmë do të bëjmë konfromë ligjeve dhe rregullave të vendit tonë dhe në bashkëveprim me aleatët tanë. Se cila do të jetë ajo konkretisht do të ishte marrëzia me e madhe e imja që të shpalosja atë për media”, ka thënë ministrja Gërvalla. /Gazeta10/