Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“A ka dorë qeveria për rritjen e çmimit të rrymës”, flet Gërxhaliu

Gazeta10
25 February 2025 - 18:42

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë se përgjatë viteve të fundit ka pasur ndryshime  e luhatje në çmimet e energjisë elektrike.

Ai në “Raport” të Kanal10 përmendi faktin se çdo gjë kalon përmes ekzekutiv qendror në Qeveri, teksa shtoi faktin se është në duart e saj të vendos për formën se si.

 

Kuptohet se çdo gjë është në duart e Qeverisë, në fund të fundit të gjitha këto kërkesa për rritje në vlerë 545 milionë euro, nëse realizohet për vitin 2025 ato mjete do të paguhen nga qeveria,  prandaj është në duart e Qeverisë të vendos se në çfarë forme por, po e them edhe një gjë që është shumë shqetësuese: Në dhjetor të vitit të kaluar, një takim me disa zyrtarë, kilovati ka qenë dikur afro 345 euro prandaj është një varim i çmimeve ku në momente të caktuara paguhet shumë shtrenjtë”, tha Gërxhaliu.  /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.