Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

A ka ndonjë ministër të preferuar Vlora Çitaku?

Gazeta10
20 September 2023 - 0:05

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Gallatë” ka treguar se a ka ndonjë ministër të preferuar ajo gjatë qeverisjes së tanishmë.

Ajo thotë se asnjë ministër i Qeverisë së tanishme nuk ka prodhu rezultate, raporton Gazeta10.

“Që të jem shumë e sinqertë mua përsonalisht mund të më duket njëri më i mirë se tjetri por nuk kanë prodhu rezultate, e tërë qeverisja mund të reduktohet në një urë pesë metërshe në Istog kur nuk ka projekte të mëdha, invenstime, rritje të pagave, kemi pasë abstenim total në qeverisje në një periudhë jo të lehtë të një inflacioni të paparë ne e dimë që Qeveria nuk e ka shkaktu inflacionin mirëpo Qeveria ish dashtë të reagojë, i kemi bë thirrje kryeministrit të heqë aksizën në disa produkte, po për kryeministrin ma e rëndësishmë ka qenë mi mbledhë ato para e pastaj me i mbajtë aty”, tha ajo në Gallatë në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.