
Gjuha e përdorur mes akterëve politik gjatë fushatës zgjedhore në vend shkaktoi debat mes dy panelistëve të emisionit “Raport” të Kanal10.
Sipas ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala kjo lloj gjuhe ofenduese erdhi nga partia që sapo përfundoi mandatin në pushtet.
“Gjuhën fyese, ofenduese e ka pru Vetvendosja në parlamentin e Kosovës, këtë krejt Kosova e dinë“, tha ai.
E krahasimet mes ofendimeve i bëri avokati, Nasuf Hasani i cili shtoi se prej ofendimeve më të rënda ishin ato të lidhura me nënat e votuesve të VV-së.
“Kemi pas gjuhë edhe më të ashpër, për shembull kur i thojnë njerit “Je bashkpuntor i Serbisë,e cila është më e rand, a me i thanë një individi je bashkpuntor i Vuçiçit a kjo me i thanë dikujt hajvan? Është shumë më e rëndë. Më e rëndë është kur një qytetar i AAK-së i quan lavire nënat e të gjithë atyre që e votuan VV-në se sa kjo që i ka thënë hajvana“, tha ai. /Gazeta10