
Ilir Deda ka deklaruar se brenda Partisë Demokratike të Kosovës po vërehet një trend ku votuesit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt kandidatëve të rinj.
Sipas tij, elektorati i PDK-së po kërkon më shumë figura të reja në listat zgjedhore, ndërsa, siç tha ai, kjo kërkesë nuk po reflektohet mjaftueshëm nga vetë partia.
Deda u shpreh se ende është herët për përfundime përfundimtare, duke theksuar se numërimi i votave në Prishtinë dhe komunat e tjera mund të ndikojë në renditjen përfundimtare.
Ai shtoi se nuk dëshiron të spekulojë mbi rezultatet, por tha se po vërehet një trend i qartë i ndryshimit të preferencave brenda votuesve të PDK-së.
“Videon e plotë e gjeni të bashkëngjitur.”