
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në emisionin “Prime Time” ka komentuar planifikimin e atentatit ndaj tre deputetëve të LDK-së dhe kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut.
Zemaj i pyetur nga autori i emisionit se a do të thotë se planifikimi i këtij atentatit rikthim i vrasjeve politike në Kosovë, ka thënë se ”potencialisht po”, raporton Gazeta10.
“Po, potencialisht tash ky lajm duket se është goxha i bazuar nga ajo që është thënë, fatkeqësisht, nuk është rikthim ndoshta si strukturor por në kuptimin ideologjik duket se vazhdon një urrejtje patologjike ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i figrave që potencialisht shihen si udhëheqëse dhe kanë ndikim të elektorati i LDK-së dhe populli i Kosovës.”, ka thënë Zemaj.
Tutje, Zemaj ka thënë se dikujt i është bërë pengesë edhe rritja e LDK-së dhe besimi se ata do të udhëheqin në të ardhmen me Republikën e Kosovës./Gazeta10