
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, sot iu kushtua vëmendje liberalizimit të vizave dhe raportin me SHBA-të. Sondazhi i hapur ishte se “a prisni të liberalizohen vizat në janar?”.
Shumë nga qytetarët që telefonuan në emision, thanë se nuk presin të liberalizohen vizat derisa 40% prej tyre thanë se do të liberalizohen.
Rezultat të kundërt pati në sondazhin në youtube ku 58% e qytetarëve votuan Po për liberalizimin e vizave ndërsa 42% e tyre votuan opsionin Jo.
Në pyetjen e hapur në grupin në viber të Kanal10, qytetarët votuan nëse duhen dëgjuar SHBA-të. 89% e qytetarëve thanë se duhet dëgjuar SHBA-të ndërsa 11% votuan opsionin Jo kurse nga telefonatat vetëm 1% thanë se nuk duhen dëgjuar SHBA-të derisa 99% votuan pro.