Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

AAK paralajmëron protesta kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike

Gazeta10
10 March 2023 - 17:53

Në edicionin e sotëm të emisionit “Info10”, deputeti i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar që si parti e kanë bërë të qartë se ky vendim i ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike është i papranueshëm.

Ai vendimin e ZRRE-së e ka quajtur shok vendim që do t’i atakojë qytetarët e Kosovës, me këtë gjendje të rëndë ekonomike, ku sipas tij nuk kemi asnjë investim kapital, ku qytetari për çdo ditë po e ndien varfërinë.

Sipas tij AAK-ja do të angazhohet që ky vendim të mos merret dhe si parti do të komunikojnë me qytetarët dhe do të bëjnë luftë politike në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.