Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AARC pret në takim pune Glauk Konjufcën, theksohet bashkëpunimi strategjik me diasporën shqiptaro-amerikane

Gazeta10
11 April 2026 - 11:26

Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC- Albanian American Relations Council) ka zhvilluar sot një drekë pune me ministrin e jashtëm, Glauk Konjufca, në të cilën u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosova dhe diasporës shqiptaro-amerikane.

Sipas njoftimit, fokusi i takimit ishte forcimi i partneritetit strategjik dhe harmonizimi i qëllimeve të përbashkëta në funksion të avancimit të interesave kombëtare afatgjata. Përfaqësuesit e AARC theksuan se misioni kryesor i organizatës mbetet zgjerimi i marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan INA.

Gjatë bisedës, AARC prezantoi nismat aktuale dhe planet e ardhshme, duke veçuar përpjekjet për të mbështetur rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Në takim u vlerësua si thelbësor koordinimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës në SHBA, me synim rritjen e rolit të vendit në arenën ndërkombëtare.

AARC falënderoi ministrin Konjufca për angazhimin dhe kontributin e tij në avancimin e interesave strategjike të Kosoves.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.