Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abazi kritikon Kurtin për kujtimin e Ivanoviqit, thotë se nuk po i përkujton figurat shqiptare

Gazeta10
17 January 2023 - 10:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritkuar kryeministrin e Kosovës njëkohësisht edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, lidhur me kujtimin e vrasjes së politikanit serbë të Kosovës, Olivier Ivanoviqi, raporton Gazeta10.

Abazi ia ka përmendur Kurtit disa nga figurat shqiptare për të cilët ka thënë se edhe ata meritojnë përkujtim.

Më tej, ai ka thënë se aktin e ushtarit të FSK-ës e kemi gjykuar si krim barbar, pa ditur asgjë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Po Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda.

Po pyes si i erdhi radha Oliver Ivanovic-it?

…ndërkohë që aktin e ushtarit të FSK e e gjykuam si krim barbar, ende pa ditur asnje gjë”, ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.