Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abazi thotë se po tentojë të ja sabotojnë konferencën e së premtes, premton se ai do të vazhdojë

Gazeta10
28 October 2022 - 10:31

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se po tentohet që t’i sabotohet konferenca e së premtes, raporton Gazeta10.

Abazi ka thënë se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e debatit për të adresuar temat që ai mendon se janë me rëndësi.

Tutje, Abazi ka thënë se kjo përpjekje për sabotimin e tij ka qenë që nga ora 10:00.

“Po e them edhe një herë me keqardhje që në ora 10:00 tentohet që të mbahen takime të tjera që të sabotohet konferenca për media. Ne do të vazhdojmë, unë patjetër do të vazhdoj edhe këtu edhe nëpërmjet mediave sociale që të adresoj këto çështje që janë shumë të rëndësishme për jetën parlamentare dhe vendimmarrjen në vendin tonë”, tha Abazi në konferencën e përjavshme të së premtes. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.