
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka qenë i pranishëm sot në sfidën e Euroligës mes skuadrës serbe, KK Partizani dhe asaj greke, Panathinaikos.
Abazoviq nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur se ai mori ftesë për ta shikuar këtë ndeshje, duke thënë se është një nder që është mysafir i Partizanit.
Ai ka falenderuar drejtorët e klubit dhe tifozëve për pritjen.