
Kryeministri i Shiqpërisë, Edi Rama, ka shprehur urime më të përzemërta për nderimin e Dritan Abazoviqit me titullin Doctor Honoris Causa në Shqipëri, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kishte kënaqësi të mirrte pjesë në ceremoninë e dorëzimit të këtij titulli.
Më tej, ai tha se kishte privilegj dhe mundësi që të fliste rreth librit të Abazoviqit “Kritika e Etikës Globale”.
Këtu keni postimin e plotë:
Kënaqësi pjesëmarrja sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit Doctor Honoris Causa, kryeministrit Dritan Abazoviç dhe privilegj mundësia për të thënë disa fjalë rreth librit të tij, “Kritika e Etikës Globale”, i cili është një pasqyrë e dobishme për të kuptuar rrënjët e një fenomeni unikal politik si themeluesi i lëvizjes URA.
Urime të përzemërta, me admirim