Gazeta10

Abazoviq: Qeveria malazeze i prishi marrëdhëniet me tre anëtarë të NATO-s në më pak se njëqind ditë

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA dhe ish-kryeministri Dritan Abazoviq pohon se Qeveria e 44-të në më pak se njëqind ditë që është zgjedhur ka arritur të prishë marrëdhëniet me tre shtete partnere Malit të Zi në NATO – Kroacinë, Turqinë dhe Gjermaninë.

“Për shkak të mosdorëzimit të shtetasit turk Binali Çamgoz, kemi ardhur në situatën e prishjes së bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Republikën e Turqisë. Ky bashkëpunim ka ndodhur në vitet e kaluara me kënaqësi reciproke. Një numër i madh i kriminelëve nga Mali i Zi kanë qëndruar shpesh në Turqi dhe anasjelltas, kriminelët nga Turqia kanë ikur në Mal të Zi, por me bashkëpunimin e prokurorive ka pasur shkëmbim informacioni, arrestim dhe ekstradim të atyre personave. Ministri i Drejtësisë Andrej Milovic e ndaloi” – tha Abazoviq.

Duke komentuar duelin e ashpër mes ministrit Miloviç dhe nënkryetarit të GP të URA-s dhe deputetit Filip Adzhican në Komisionin Kushtetues, ai tha se është plotësisht e qartë se qeveria aktuale po mbron mafien, duke theksuar se Milovic pengoi ekstradimin e Çamgozit.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?