
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se situata në veri kërkon durim dhe se duhet të gjendet një zgjidhje afatgjate në dobi të të gjithë qytetarëve, raporton Gazeta10.
Abbott ka thënë se është e rëndësishme që kësaj situate t’i jepet kohë dhe hapësirë.
Më tej, ai ka thënë se Policia e Kosovës, KFOR-I dhe EULEX duhet të lejohen që t’i kryjenë punët në mënyrë profesionale.
Këtu keni postimin e plotë:
“Zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkon durim dhe mendim të qetë. Është e rëndësishme që të jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjate në dobi të të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen t’i kryejnë punët në mënyrë profesionale dhe pa shqetësim për prioritetet politike”, ka shkruar Abbott në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar me barrikada nga serbët lokal në veri.
Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10.