Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abbott takohet me Sveçlën, flasin për Banjskën: Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për ta hetuar sulmin

Gazeta10
26 January 2024 - 13:49

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka mbajtur takim lamtumirës me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën.

Abbott tha se me Sveçlën folën për një sërë çështjesh të sigurisë si dhe ndikimin e sulmit në Banjskë.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e Kosovës për të hetuar sulmin dhe bën thirrje që autorët të sillen para drejtësisë”, shkroi Abbott.

Në lidhje me agresionin në Banjskë, zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi tha se Kosova i ka dërguar raport prej 48 faqësh Bashkimit Evropian./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.