Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abbott takon Osmanin, thotë se zgjidhja e çështjeve të menjëhershme është thelbësore për Kosovën

Gazeta10
23 November 2022 - 17:34

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta10.

Abbott ka thënë se zgjidhja e temave të menjëhershme është thelbësore për Kosovën për t’i arritur synimet e saj afatgjate.

Më tej ai ka thënë se diskutimi mes tyre ka qenë pozitiv.

Këtu keni postimin e plotë:

“Pata sot një diskutim pozitiv me Presidentin Vjosa Osmani për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Zgjidhja e çështjeve të menjëhershme është thelbësore për Kosovën që të arrijë synimet e saj afatgjata”, ka shkruar Abbott në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.