
Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku së bashku me Vjosa Osmanin kanë dalë nëpër dyqanet e lagjes Kurriz të Prishtinës, për ta shpërndarë programin e LDK-së me 113 zotime.
Ai ka theksuar se diskutuan me bizneset e qytetarët për projektet që transformojnë Kosovën dhe për zotimet konkrete.
‘’Vazhduam në Kurrizin ikonik të Prishtinës. Mes qytetarëve, bizneseve e ritmit të përditshëm të Kryeqytetit, shpërndamë programin tonë me 113 zotime.Folëm drejtpërdrejt për vizionin tonë, për projektet që e transformojnë Kosovën dhe për zotimet konkrete që prekin jetën e secilit: më shumë zhvillim, më shumë dinjitet, më shumë mundësi për familjet, të rinjtë e bizneset’’, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje ai tha se ‘’ ndryshimi nis kur njerëzit dëgjohen, kur flitet hapur dhe kur politika kthehet tek qytetari e tek ëndrra për një Kosovë që ecën përpara’’.