Lajme

Abdixhiku falënderon mërgimtarët në Vjenë: I keni dhënë përgjigje thirrjes për ringritje të djathtë kombëtare

Gazeta10
08 Dhjetor 2024 - 17:09

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka postuar një video të tubimit të mbajtur në Vjenë me mërgatën atje.Nga ky Turne i Ndryshimit, Abdixhiku ka falenderuar mërgimtarët për përgjigjen e dhënë në thirrjen e ringritjes së djathtë kombëtare.

‘’ Më lejoni të ju falënderojë nga zemra për këtë organizim madhështor, që edhe e bëtë të ngrohtë, e të ju falënderoj për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë këtij besimi për ringritje të djathtë kombëtare’’, është shprehur Abdixhiku

Ai deklaroi se njerëzit e Kosovës, sikurse edhe mërgimtarët të cilët shihen në këtë tubim, janë lodhur duke pritur mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë asnjëherë.

‘’Njerëzit e Kosovës sikurse ju siç shihet nga ky tubim, janë lodhur duke i pritur mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë anjëherë. Janë shterur nga shpresa e udhëheqësve që propagandojnë por s’japin asnjë rezultat. Njerëzit e Kosovës janë lodhur nga ndenja e braktisjes’’, deklaroi Abdixhiku.

Por, sipas Abdixhikut kësaj lodhje të tyre, LDK i përgjigjet me thirrjen për ndryshim, me thirrjen për ‘’Rrugën e Re’’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.