Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Abdixhiku i LDK-së: Koeficienti i zbrazjes së Kosovës

Gazeta10
01 February 2023 - 12:06

Kryetari i LDK-s, Lumir Abdixhiku e ka quajtur “koefiecient të zbrazjes së Kosovës” vendimin e fundit të qeverisë Kurti për caktimin e koeficientit prej 105 eurosh.

Ai ka thënë se qeveria tregoi pandjeshmëri në kohën e krizës ekonomike.

Postimi i plotë:

Koeficienti i zbrazjes së Kosovës!

Në krizën më të madhe ekonomike e sociale ndër vite, Qeveria sërish tregoj pandjeshmëri. Pandjeshmëri ndaj përballjes qytetare, ndaj rritjes së kostos së jetesës, ndaj vet njerëzve të këtij vendi.

Koeficienti në vlerë prej vetëm 105 është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e gjithë shërbyesve publik. Është braktisje e njerëzve të vendit; që shkakton braktisjen e tyre të vendit.

LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125. Gjithçka më pak se aq është ulje e pagave për disa e mosrritje për të tjerët. Është injorim i inflacionit e kushteve të rënduara të jetesës. Këtë propozim do të dërgojmë menjëherë edhe si amandament në Kuvend.

Një qeveri të shpërputhur nga realiteti, vendi ynë nuk e meriton. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.