
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një video-materiali ka listuar të gjitha ato që i ka quajtur mashtrime dhe dështime të Qeverisë Kurti.
Sipas LDK-së, Kurti ka dështuar t’i përmbushë zotimet e tij për shkak të paaftësisë, arrogancës, por nga ana tjetër e kanë cilësuar të aftë Kurtin vetëm për të prodhuar propagandë.
LDK-ja ka paraqitur disa zotime të pushtetit si; ndërtimin e 160 çerdheve në Kosovë, duke potencuar se nuk është ndërtuar asnjë.
Pastaj në video është përmendur edhe premtimi i Kurtit për ndërtimin e 4000 banesave për çifte të reja, të cilat nuk janë ndërtuar.
LDK përmes kësaj video ka kritikuar pushtetin edhe për kapjen e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike por edhe ngritjen e çmimeve të produkteve bazike.
Tutje, Abdixhiku i ka përmendur Qeverisë edhe reciprocitetin që e ka premtuar kundrejtë Serbisë, duke ua theksuar edhe rritjen e importit me këtë shtet.
Kujtojmë se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht e ka ‘’goditur’’ LDK-në me video, madje një të tillë e publikoi edhe disa ditë më parë./Gazeta10