Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Jemi të vetmit që po përpiqemi t’i shmangim zgjedhjet e reja

Gazeta10
06 August 2026 - 9:45

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij po angazhohet për të shmangur zgjedhjet e reja, duke theksuar se një skenar i tillë do të ishte i dëmshëm për vendin.

Pak para hyrjes në Kuvend, Abdixhiku tha se, pavarësisht dallimeve politike, LDK-ja është e përkushtuar për të gjetur zgjidhje që parandalojnë një proces të ri zgjedhor.

“Po përpiqemi që të mos shkojmë në zgjedhje të reja, edhe pse bindjet tona kuptohet që nuk janë të njëjta. Jemi të vetmit të cilët dëshirojmë me i shmang zgjedhjet. Të gjithë ata që na kritikojnë që jemi duke u takuar me partinë e parë mendojnë që duam zgjedhje të reja, por kjo është krejt e kundërta, sepse nëse shkojmë prapë në zgjedhje do të jetë dëmi më i madh që do t’i bëjmë shtetit të Kosovës”, u shpreh Abdixhiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.