
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për pranimin e planit evropian nga Kryeministri Kurti, sponsorizuesi i kësaj seance, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi edhe një here se Kurti ka pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën duke pranuar që në preambulën e saj të dakordohen për tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës duke mohuar kështu krimet serbe dhe masakrat ndaj popullates civile.
“Bazuar në preambulën e planit evropian Kurti ka pranuar që Kosova pajtohet me paparagjykimin e statusit të vet politik”, tha Abdixhiku.
Këtë veprim të Kurtit, Abdixhiku e ka quajtur lëshim të madh në dialog sepse sipas tij neutraliteti mbi statusin është dëm i madh për Kosovën./Gazeta10/