Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Mbi sakrificën e Jasharajve lindi përpjekja jonë finale për liri e pavarësi

Gazeta10
06 March 2023 - 10:06

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakët e tij, ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz, për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Abdixhiku ka thënë që mbi sakrificën e familjes Jashari, ka lindur edhe përpjekja për “liri, shtet dhe pavarësi”, raporton Gazeta10.

“Sot nderojmë 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, ku në këtë tempull ranë heroikisht familja Jashari dhe komandanti legjendar Adem Jashari. Në këtë rënie të tyre, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi. Mbi sakrificën e familjes Jashari, të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të UÇK-së qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane.”, tha ai.

Tutje, i pari i LDK-së ka thënë se këtë rrugë që bën Jasharajt duhet t’a kujtojmë gjithnjë si shenjë e unitetit të brendshëm, por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.