Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku me kongresmenin demokrat: ‘Bondsteel’, të jetë bazë e përhershme ushtarake në Kosovë

Gazeta10
16 November 2022 - 23:56

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar edhe kongresmenin demokrat Dutch Ruppersberger.

Abdixhiku mes tjerash ka thënë se, shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it, në bazë ushtarake të përhershme, ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë. 

Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë

“Në Kongres u prita dhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. E urova për rizgjedhjen në mandatin e ri Përvoja e tij disadekadëshe në politikën amerikane është vlerë e jashtëzakonshme. Roli i tij në administratën e tanishme dhe simpatia e përhershme për Republikën e Kosovës është mundësi e madhe për ne. Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë. Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.