Gazeta10

Abdixhiku: Moskoordinimi me aleatët – akt antishtetar që dëmton interesat e shtetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,  ka kritikuar kryeministrin Kurti pas zhvillimeve të fundit të cilat po ndodhin në veri të Kosovës.

Ku nga këto ngajrje  rezultuan në një reagim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që dënon veprimet e Qeverisë së Kosovës. 

Abdixhiku në  rrjetin sëocila Facebook  ka reguar ku ai  akuzoi Kurtin për mungesë koordinimi me aleatët, veçanërisht me ShBA-të, duke e quajtur këtë veprim një “akt antishtetar”.

Abdixhiku ka bërë thirrje për të analizuar përfitimet e kësaj politike dhe për të ndëshkuar këtë sjellje, e cila sipas tij dëmton interesat kombëtare të Kosovës. 

“Në moskoordinim me aleatët, veçanërisht me SHBA-të, kush përfiton? Cili është qëllimi i një Kryeministri të tillë?” – është pyetja që Abdixhiku ka ngritur, duke u përqendruar në impaktin e këtyre veprimeve në interesat e Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se është i shqetësuar për faktin se Kosova po humbet aleatët e saj duke ia dhuruar Serbisë. “A mund të tolerohet ky tregtim me interesat tona?” – ka thënë Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë e një politike të matur dhe miqësore për të siguruar përparimin e Kosovës.

Ai tha se pasojat e një politike të tillë janë të dëmshme për Kosovën dhe për interesat e saj. “Kush përfiton kur Kosova i dhuron Serbisë të gjithë aleatët e saj? Ky s’mund të jetë çmimi ynë”, shton Abdixhiku, duke shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet aktuale.

Kryetari i LDK-së theksoi më tej se një koordinim i ngushtë me aleatët është i nevojshem dhe thelbësor. Ai vlerëson se politika e matur dhe e koordinuar me miqtë ndërkombëtarë është rruga e vetme për të siguruar zhvillimin dhe mirëqenien e Kosovës, duke bërë thirrje për ndryshim të menjëhershëm në drejtim të kësaj politike. “Në kërkesë të paalternativë për koordinim të ngushtë me aleatë. Politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës”, tha kreu i LDK-së.

Lumir Abdixhiku përmbyll postimin e tij duke e kritikuar Kryeministrin aktual dhe duke e cilësuar atë si pengesën kryesore në përparimin e vendit. “Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur me një Kryeministër si ky!”, thotë Abdixhiku tutje.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut