
Abdixhiku njoftoi se në atë takim ka shkuar që të shtrojë ftesën për besëlidhje.
“Kam ardhur këtu për të shtruar ftesën për një besëlidhje. Që të bëhemi të gjithë bashkë, t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik – atë që na mësoj prijësi ynë historik Rugova – e të ringritemi të gjithë për një qëllim të vetëm: t’i japim atdheut tonë të ardhme, ta dërgojmë Kosovën në familjen Evropiane. Ky është misioni ynë historik.”, ka shkruar ai.
Kreu i LDK-së, është shprehur se duhet të përfundojmë misionin e nisur 33 vite më parë, të një shteti të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të.
Duke i falënderuar të gjithë që ishin të pranishëm Abdixhiku pati edhe një thirrje për ta.
“Le të bëhemi bashkë. Le të qëndrojmë krah njëri tjetrit. Le t’i japim vetes një familje të fortë politike, e t’i japim Kosovës, fëmijëve tanë e gjeneratave të tjera, një të ardhme euroatlantike.”.
Abdixhiku theksoi se mërgimtarët kanë rol monumental. /Gazeta10