Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një ministër i financave si Hekuran Murati sot duhet t’i marrë letrat dhe të shkojë në shtëpi, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kjo është një shtëpi e të paditurve dhe se kjo qeveri është tragjedia e këtij vendi.
“Një ministër i financave si ky sot duhet me i marrë letërat me shku në shpi. Kjo është tragjedia e këtij vendi, një shpi e paditun, qeveri”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se po reagohet me vonesë dhe se ka tetë muaj që çmimet janë rritur.
“Po bëhen tetë muaj që çmimet janë rritur”, ka thënë më tej ai. / Gazeta10