
Ka përfunduar takmi i kryeministrit Kurti me liderët e LDK-së dhe AAK-së.
Për media ka folur Abdixhiku. Ai ka deklaruar se “ka shtruar në takim nevojën për një marrëveshje sa më të shpejt finale me njohjen e ndërsjelltë brenda saj”.
“Çfarëdo marrëveshje me Serbinë pjesë-pjesë është zvarritje dhe vetëm në interes të Serbisë” ka thënë Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Kurti.
“Ne kërkuam më shumë transparencë dhe veçmas Kuvendi i Kosovës të jetë adresa e diskutimeve” ka thënë Abdixhiku ti ketë shtruar për diskutim.