Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku përkujton Sali Çekaj: Ishte një nga personalitetet më të shquara të UÇK-së

Gazeta10
19 April 2025 - 10:11

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka përkujtuar heroin Sali Çekaj.

Në 26-vjetorin e rënies në Betejën e Koshares, i pari i LDK-së ka vlerësuar se Çekaj ishte një nga personalitetet më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, ai ishte një vizionar, intelektual, një politikan dhe një ushtarak i jashtëzakonshëm.

“Në prillin e një pranvere të dhimbshme të vitit 1999, kur vendi jonë po kalonte ditët më të vështira të historisë së tij, në lartësitë e ashpra të Koshares ra për të mos vdekur kurrë Komandant Sali Çekaj – VETERANI. Ai ra për lirinë e Kosovës. Ra në Koshare, atje ku u shkrua një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë. Sot, 26 vite pas rënies së tij heroike, nderojmë figurën e tij si simbol i rezistencës, i dijes, i veprimit politik dhe luftës së armatosur. Ai ishte një nga personalitetet më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – një vizionar, intelektual, një politikan dhe një ushtarak i jashtëzakonshëm”, ka thënë Abdixhiku, sipas një njoftimin të LDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.