Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Gazeta10
16 June 2026 - 16:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se në diskutimet me ambasadorin gjermani, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror.

“Po ashtu ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku, sipas njoftimit, ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite në të gjitha proceset.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.